Lajme
Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Zemaj: Duhet të vazhdohen masat rigoroze
Demokracia
11:30 | 22 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar para mbledhjes së Komitetit për Vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Komiteti për Vlerësimin e Situatës me pandeminë COVID-19 do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Demokracia.com.

Para kësaj mbledhje, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se do të vazhdohet me masa rigoroze dhe përkufizim të lëvizjes së aktiviteteve.

“Bazuar në situatën epidemiologjike dhe me të njëjtat standarde të shteteve Europiane, duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi i lëvizjes së aktiviteteve sipas sëmundshmërisë nëpër komuna duke i klasifikuar ato sipas tri ngjyrave të cilat ne po i përdorim, kuqe, verdhë dhe gjelbër. Të vazhdojë zbatimi në përpikëri i vendimeve të qeverisë me kontrolle nga inspektoratet dhe policia duke bërë zbatimin e masave të parandalimit në të gjitha kategoritë”, deklaroi Zemaj, raporton më tutje Demorkacia.com.

Pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19, Zemaj ka thënë se situata është nën kontroll.

Zemaj po ashtu në këtë konferencë për media ka thënë se janë duke punuar pandërprerë për sigurimin e vaksinës anti-COVID e cila do  të sigurohet për 75 për qind të popullatës.

Ai po ashtu i bëri thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm në zbatimin e masave të IKSHPK-së, i cili theksoi se do të ftoj edhe kryetarët e komunave dhe shtabet komunale për të parë nga afër situatën me pandeminë COVID-19. /Demorkacia.com/

Të ngjashme