Lajme
Pas rikthimit të “Sunny Hill” në Prishtinë, vjen reagimi i Erion Veliajt
Demokracia
10:31 | 20 Qershor 2022

Share:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pasi Festivali “Sunny Hill”, do të mbahet në Prishtinë dhe më pas në kryeqytetin shqiptar.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Festivali “Sunny Hill”, përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë të ditur se ky festival do të mbahet edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, shkruan Demorkacia.com.

Pas këtij vendimi ka reaguar i pari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është shprehur tejet i lumtur që ky festival do të mbahet në të dy kryeqytetet.

“Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë!”, ka shkruar Veliaj ndër të tjerash.

Postimi i plotë i Veliajt, pa ndërhyrje:

? Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! ?? ♥️??

A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? ???

Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht.

Një super lajm për të gjithë! ❤️

BASHKË! ?? #SharingIsCaring

Të ngjashme