Lajme
Pas rikthimit të Bllokut B2, KEK ka një njoftim
Demokracia
13:40 | 23 Janar 2022

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se pas përfundimit të punimeve njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik.

Në njoftimin e KEK thuhet se aktualisht B2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile, përcjell Demokraica.com.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Njoftimi i plotë:

B-2 në operim dhe me gjendje stabile

Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik. Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile./Demokraica.com/

Të ngjashme