Lajme
Pas rezultatit të dobët në zgjedhje, Abdixhiku: Ndryshimi në LDK ka nisur
Demokracia
21:18 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndryshimi në këtë parti ka nisur.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka marrë rezultatin më të dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt, ku u radhit e treta me 13.08 për qind të votave, shkruan Demorkacia.com.

E për shkak të këtij rezultati kaq të dobët ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, Isa Mustafa.

Është kandidati për deputet nga radhët e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se ndryshmet në LDK tashmë kanë nisur.

Përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se rezultati i këtyre zgjedhjeve ishte i qartë dhe i zëshim i cili sipas tij, thërret për reflektim.

“Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut, pa ndërhyrje:

Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të njëjtën madhësi, votuesit e mi. Numrin e bëjmë ne.

Por kjo ka pak rëndësi. Fare madje. Rezultati për ekip, për LDK-në, pa befasi ishte i rëndë – më i rëndi në histori. Mesazhi ishte i qartë e i zëshëm, ai thërret për reflektim. Kush s’e dëgjon harrohet; dhe këtë s’mund ta kemi më alternativë.

Rruga përpara s’është e lehtë, por këtë rrugë LDK ka për ta gjetë. Ajo do të jetë rrugë e drejtë, siç na takon për atë që përfaqësojmë. Pa improvizime më; me plot konsistencë. Ndryshimi pas përgjegjësisë ka nisur dhe s’ka gjë që e ndalë atë tashmë.

Të njëqind mijë votuesve tanë ju faleminderit.

Fituesve të zgjedhjeve urime.

Kosovës gëzuar ditëlindjen. /Demokracia.com/

Tani që rezultatet nga terreni më vijnë, s’kam se si të mos falenderojë sërish, për të tretën herë rradhazi e me të…

Posted by Lumir Abdixhiku on E mërkurë, 17 Shkurt 2021

Të ngjashme