Lajme
Pas reshjeve të borës, policia ka një apel për qytetarët
Demokracia
11:41 | 10 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, pas reshjeve të borës.

Pas reshjeve të fundit të borës, Policia e Kosovës iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, raporton Demokracia.com.

Policia përmes një njoftimi, ka apeluar ngasësit të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë./Demokracia/

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME BORË DHE ME NGRICA!

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, March 10, 2021

 

Të ngjashme