Lajme
Pas rënies së temperaturave KRU “Gjakova” ka një apel për qytetarët
Demokracia
11:12 | 10 Mars 2021

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka apeluar tek qytetarët, që të shtojnë kujdesin ndaj ujëmatësve, pas rënies së temperaturave.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, u ka bërë thirrje klientëve që të kenë kujdes më ujëmatësit pas rënies së temperaturave.

“Me rënien e temperaturave KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve, sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur në ambiente të hapura”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.

Kjo kompani ka apeluar tek ata që ujëmatësit i kanë të vendosura në ambientet e hapura t’i mbështjellin mirë pajisjet, përcjell Demokracia.com.

“Mbështillni mirë ujëmatësit tuaj dhe pjesët përcjellëse sepse ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike”, thuhet në njoftimin e dërguar për media nga KRU “Gjakova./Demokracia.com/

Konsumatorë të nderuar;

Me rënjen e temperaturave KRU “Gjakova” apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos…

Posted by KRU “Gjakova” SH.A – Gjakovë on Wednesday, March 10, 2021

 

Të ngjashme