Një debat i ashpër në Twitter është zhvilluar mes ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut, si dhe ambasadorit aktual të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, i cili ka ngjallur polemika edhe në Serbi.
Debati që kishte të bënte me tenistin serb Novak Gjokoviq nxiti reagime edhe te Qeveria e Serbisë, shkruan Demokracia.com.
Zëvendëskryeministrja e qeverisë serbe, Zorana Mihajlovic, pa u koncentruar në debatin e Djuric me Çitakun dhe tërësisht jashtë kontekstit, e cilësoi si të “turpshme” deklaratën e ish-ambasadores Vlora Çitaku, e cila, sipas saj, e ka krahasuar ‘më të mirin tenist’ të botës Novka Djokovic me një kafshë.
Por, ish-ambasadorja Çitaku në një prononcim për Demokracia.com ka thënë se nuk ndjehet aspak e fyer nga injoranca e zyrtarëve serbë.
“Paj, veç ndjej keqardhje për paditurinë e tyre. Ndoshta citate tjera nga Orwell janë më të njohura për ta “Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është bekim. Nuk fyhem nga mosdija dhe injoranca e zyrtarëve serbë”, ka thënë Çitaku për Demokracia.com.
Debati nisi për çështjen e vaksinimit dhe lejimit të pjesëmarrjes së Novak Djokovic në Australia Open. Ky debat është duke u zhvilluar ka kohë edhe në botë, kur mungesa e tij si numri 1 në ATP listë do ishte mjaft e vërejtur dhe me ndikim në turneun me renome të tenisit.
Për këtë çështje ditë më parë në Twitter, Çitaku citoi një shprehje të njohur nga George Orwell.
“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se tjerat”, një shprehje kjo e njohur nga libri “Ferma e Kafshëve” .
“ All animals are equal, but some animals are more equal than others.”https://t.co/IyaE8lfcjJ
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022
Me këtë ish-diplomatja kosovare la të kuptohet se Gjokoviq po favorizohet nga organizatoret e turneut “Australian Open”, pasi u vendos që serbi do të garonte pa bërë fare test kundër Covid-19, për dallim nga lojtarët e tjerë.
E kjo u mor si gjuhë e urrejtjes në baza etnike nga ana e Gjuriqit.
“A po më duket mua, apo ky është një shembull i gjuhës së urrejtës me motive etnike? Natyrisht, se Gjokoviq është serb nga Zveçani dhe mendon ndryshe nga zonja Çitaku. Ky është është fjalim çnjerëzor nga Vlora Çitaku”.
Is it just me, or is this a textbook example of ethnically motivated hate speech?
Obviously so since @DjokerNole is a Serb from Zvecan who happens to think differently than Ms. Citaku.
This is a typical dehumanizing speech from Vlora Çitaku, for whom Serbs are … https://t.co/TfE3DHjFt2
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022
Vlora Çitaku i replikoi Marko Gjuriqit, duke i thënë se po e turpëronte vetën publikisht.
“Nëse ndonjëherë arrin ta lexosh Orwellin dhe ta kuptoni konceptin e alegorisë, mund të përfundoni duke mos e turpëruar veten kaq publikisht”.
Maybe if you ever get to read Orwell, and understand the concept of allegory, you might end up not embarrassing yourself so publicly. https://t.co/4Glt2GTaEe
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022
Gjuriq sërish replikoi me Çitakun.
“Oh, e di që, në librin tuaj, edhe unë jam një “kafshë” analfabete. Por, po sikur të filloni më në fund të përdorni Kushtetutën, Marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit, ose të paktën Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe t’i zbatoni ato…”.
Oh, I know that, in your book, I am an illiterate “animal” too.
But, how about if you finally started using the Constitution, the Brussels and Washington Agreements, or at least the European Convention on Human Rights, and implementing them… https://t.co/lU0q8auXjN
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022
/Demokracia.com/