Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nisur takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave.
Në këtë takim po marrin pjesë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Por, jo edhe përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë. Aty nuk po merr pjesë as kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ndodhet jashtë vendit.
Gjatë ditës së sotme është varrosur 35-vjeçarja, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj. Ky i fundit është vetëvrarë sot në shtëpinë e tij.