Demokracia.com, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se ka rënë sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.
Gjatë së dielës, Demokracia.com ka raportuar se ka rënë nga sistemi sërish blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”, i cili ditë më parë ishte kthyer në funksion pa u kontrolluar mirë, duke shkaktuar kështu dëme të jashtëzakonshme.
Demokracia.com ka mësuar se ky bllok ishte kthyer shpejt e shpejt në funksion, pa u kontrolluar mirë, duke rritur kështu edhe më shumë koston e shpenzimeve, pasi që vetëm për një startim të tij nevojiten rreth 70 mijë litra naftë ose mbi 100 mijë euro kosto.
Edhe Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar këtë raportim të Demokracia.com.
Përmes një njoftimi, KEK ka bërë të ditur se rënia e bllokut A3 nga sistemi ka ndodhur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Ndryshe blloku A3 prodhon 130 MWh, ndërsa importi i 130 MËh me çmimet aktuale për 24 orë kushton hiç me pak se rreth 1 milion euro.
Kjo do të thotë se momentalisht janë duke u prodhuar më pak se 500 MWh, shifër e pamjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.
Njoftimi i plotë i KEK-ut, pa ndërhyrje:
KEK ka ndalë njësinë A-3
Korporata Energjetike e Kosovës njofton se dje me datë 25.09.2022, njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale.
Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit.
Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Bie sërish nga sistemi blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”, dëme marramendëse