Lajme
Pas raportimit të Demokracia.com, deputeti Berisha fton Prokurorin të hetojë shitjen e veturave nga Telekomi
Demokracia
15:28 | 27 Mars 2023

Share:

Demokracia.com ka raportuar sot se Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë për shitjen e 89 veturave të vjetruara, në mesin e tyre edhe dy “Range Rover”, të cilat janë vlerësuar vetëm 62 mijë e 502 euro.

Kontrata është ndare në 28 lote, ndërsa gjithsej 12 operator kanë përfituar nga kontrata me Telekomin.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, i cili ka kërkuar nga Prokuroria që të hetoj nëse është zbatuar ligji gjatë procedurave për shitjen e këtyre veturave.

Sipas tij, nëse ishin Shitur 89 automjete/vetura, nën vlerën e çmimit për hekur si lëndë të parë, në kohën e qeverisjeve të kaluara, siç ka thënë ai, mediumet e kontrolluara nga qeveria e LVV  do e quanin mega korrupsion.

Postimi i plotë:

Po të ishin Shitur 89 automjete/vetura, nën vlerën e çmimit për hekur si lëndë të pare, në kohen e qeverisjeve të kaluara, mediumet e kontrolluara nga qeveria e LVV & Co, do e quanin mega korrupsion.

“Vërtetë se ekonomia e tregut i ka Ligjet e veta”, ftoj prokurorin të hetoj a u zbatua Ligji!

Të ngjashme