Shtëpia e ish miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, ka qenë cak i një vjedhjeje.
Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se hajnat në shtëpinë e bukuroshes kosovare vodhën qindra mijëra euro para të gatshme dhe stoli.
Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku hajnat vodhën mbi 100 mijë euro para të gatshme dhe rreth 300 mijë euro stoli të tjera.
Pas raportimit të Demokracia.com, ka reaguar gazetari Arsim Lani. Ai ka kërkuar që të gjenden hajnat dhe të hetohet nga prokuroria prejardhja e parave dhe të mirave tjera materiale që i ka Miss Kosova e vitit 2003.
“Duket qesharake me kërku “vetting” për MISS-et, por unë kam dyshimet e mia për këto bukuroshe si zonja në fjalë, që organizojnë konkurse bukurie në Kosovë e më pas i marrin vajzat fituese edhe i dërgojnë diku në botë, për disa javë, në do organizime fiktive. Ka dyshime që i mashtrojnë vajzat e reja dhe i shfrytëzojnë për qëllime përfitimi material”, ka shkruar nder tjerash Lani.
Postimi i plotë:
100 mijë euro para të gatshme, 300 mijë euro stoli !!!!
Policia duhet me i gjet hajnat kurse prokuroria m’e hetu prejardhjen e këtyre parave dhe të mirave materiale që i posedonte Miss Kosova 2003.
Kur shteti Indian kishte shpall në kërkim Chetan Sandesara i dyshuar se kishte vjedhur 725 milionë euro në vendin e tij, Agnesa Vuthaj, krijoi një lidhje me miliarderin indian. E shoqëronte atë në aeroplanin privat në udhëtime “zyrtare” por tha se e ka mik të familjes.
Madje përmes lidhjeve që kishte në Qeveria, Agnesa i kishte siguruar “mikut” të saj indian një takim me ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Duket qesharake me kërku “vetting” për MISS-et, por unë kam dyshimet e mia për këto bukuroshe si zonja në fjalë, që organizojnë konkurse bukurie në Kosovë e më pas i marrin vajzat fituese edhe i dërgojnë diku në botë, për disa javë, në do organizime fiktive.
Ka dyshime që i mashtrojnë vajzat e reja dhe i shfrytëzojnë për qëllime përfitimi material.
Për këtë ka vetëm dyshime që duhet prokuroria me u marr, por ajo për çka jam i bindur dhe që e kam parë vet dhe kam raportuar si gazetar, është kur Agnesa pat mashtruar me paratë e biletave të një organizimi që kishte bërë në Kosovë para disa vitesh. Madje kishte përdorur kategorinë me të ndjeshme të shoqërisë, Veteranët e Luftës, duke thënë se paratë e biletave do t’u shkojnë atyre.
Unë si gazetar në gazetën “Lajm” pata shkru se si Agnesa nuk ua pat dërgu fare paratë veteranëve. “Miss Mashtruesja ….” diçka kështu e ka pasur titullin.
Ajo çka po du me thanë është se nganjëherë fytyrat engjëllore, si e zonjës në fjalë, mbulojnë një personalitet krejt të kundërt.
Qofsha i gabuar!