Lajme
Pas raportimeve për bombë, rifillon përsëri koncerti i Ramë Lahajt
Demokracia
21:52 | 24 Korrik 2022

Share:

Një alarm për bombë ka bërë që koncerti ku do të performojë Ramë Lahaj të shtyhet për disa minuta.

Demokracia.com ka raportuar mbrëmjen e sotme se Policia e Kosovës e ka rritur vigjilencën dhe masat e sigurisë, pasi që një person i huaj ka paralajmëruar se në Prishtinë do të shpërthejë një bombë.

Policia e Kosovës këtë të diel është mobilizuar, pasi që një i huaj ka paralajmëruar në një rrjet social të vetin se në Prishtinë do të shpërthejë një bombë, duke e përmendur edhe personin tjetër që ia ka thënë këtë.

LEXO EDHE:

Lajmi i Fundit: “Bombë” në Prishtinë, policia urdhërohet t’i shtojë masat e sigurisë

Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, tani ka vazhduar. Të pranishmit ishin detyruar të dilnin jashtë deri sa policia kontrolloi vendin.

Rron Gjinovci ka treguar në një status në Facebook se koncerti ka vazhduar, derisa ka ndarë edhe detaje nga shfaqja. /Demokracia.com/

Të ngjashme