Lajme
Pas Qeverisë së Kosovës edhe Rusia i reagon Hillit: Nëse njëherë njohje ‘de fakto’, atëherë çka mbetet përpos ‘de jure’?
Demokracia
09:12 | 15 Qershor 2024

Share:

Mendimi i ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së edhe pa e njohur Kosovën de jure ka nxitur reagime të shumtë në Kosovë dhe jashtë saj.

Një qëndrim i tillë nuk i ka pëlqyer as Rusisë. Në një reagim, ambasada ruse në Beograd ka vlerësuar se kjo tregon se perspektiva e vendeve evropiane për anëtarësim në BE përcaktohet nga ShBA-ja.

Vërejtëm që Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ch. Hill, ndërmori mundin që publikisht të veçojë kriteret mbi bazat e të cilave integrimi evropian i Serbisë po mund të avancoka. Kjo, në fakt, vetëm se konfirmon atë çka përgjithësisht dihet: perspektiva e përnjëmend e disa kandidatëve të caktuar për anëtarësim në BE përcaktohet jo në Evropë, por matanë oqeanit”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Ambasade ruse nuk i ka pëlqyer as përmenda e njohjes de jure të Kosovës.

Pyetje retorike: Nëse ‘de fakto njohja’ vendoset, gjë që presupozon anëtarësimin e Kosovës në OKB, a mund të ketë atëherë zgjidhje tjetër për Kosovën përpos ‘de jure njohje’? Këtu farisizmi shihet qartë”, thuhet në reagim.

Megjithatë, Departamenti Amerikane i Shtetit i ka qartësuar qëndrimin e ShBA-së.

Në një përgjigje për Expressin, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka theksuar se qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar, duke theksuar se “synimi afatgjatë” është njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Çka tha ShBA-ja?

Sipas DASh-it, ShBA-ja vazhdon të ofrojë përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar.Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie të normalizuar, paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve” – ka thënë ky zëdhënës i DASh.

Tutje, në përgjigjën e tij, zëdhënësi i DASh-it ka qenë i qartë, duke mos lënë vend për dykuptimësi. ShBA-ja synon që dialogu mes dy palëve të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ne presim që Kosova dhe Serbia të respektojnë dhe zbatojnë të gjitha angazhimet e tyre të Dialogut plotësisht dhe pa vonesa apo parakushte. Synimi afatgjatë i politikës së Shteteve të Bashkuara është një përfundim me njohje të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” – ka theksuar DASh.

Ndaj qëndrimit të ambasadorit amerikan ka reaguar dje edhe ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Në llogarinë e tij në platformën “X”, Bajrami ka shkruar se po njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim të raporteve në mes të dy vendeve.

Qëllimi i Dialogut të Brukselit të udhëhequr nga BE është të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet #Kosovës dhe Serbisë. Pa njohje reciproke, nuk mund të ketë normalizim”, ka shkruar Bajrami.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili deklaroi se njohja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është kusht që Serbia të integrohet në BE.

Marrëveshja e Ohrit nuk pret njohje de jure të Kosovës nga Serbia. Megjithatë, a mendoni se Serbia do të duhet ta bëjë këtë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian?” – ishte pyetja që iu shtrua Hillit.

Të ngjashme