Lajme
Pas pozimit me Vuçiqin, Musliu-Shoshi ia kujton Kurtit kauzën e vjetër: “Jo negociata, Vetëvendosje”
Demokracia
22:19 | 04 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pozuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas darkës joformale që kishin në Berlin.

Pas publikimit të fotografisë, ku Vuçiq shihet në qendër të saj, kanë vërshuar edhe ironitë në rrjete sociale me deklaratat e mëhershme të Kurtit.

Një prej reagimeve partiake ishte edhe ai i deputetes së PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, e cila ia ka kujtuar kauzën e vjetër: “Jo negociata, Vetëvendosje”, të cilat vende-vende ende shihen.

“Jo negociata, Vetëvendosje”, ishte slogani shumëvjeçar i Vetëvendosjes. /Demokracia.com/

Të ngjashme