Arte
Pas pesë vitesh hapet Teatri i Operas dhe Baletit në Shqipëri
Demokracia
17:18 | 16 Shtator 2021

Share:

Pas pesë vitesh Tetari i Operas dhe Baletit me një mbrëmje gala, inauguroi ambientet e reja të Godinës e në të njëjtën kohë i hapi rrugën sezonit të ri artistik.

Në tapetin e kuq parada e personaliteteve të ftuar, që tregonin protagonizmin me veshjet e tyre, nuk ishin vetëm nga bota e artit, ndonëse këta të fundit ishin të paktë në numër.

Mbrëmja e shumëpritur solli një nga emrat më të mirë operistikë, Placido Domingon, dhe sopranon e mirë njohur Ermonela Jahon, ndërsa në ekranin e vendosur jashtë institucionit nuk u transmetua asnjë moment nga shfaqja për ata që mbrëmjen kishin zgjedhur ta kalonin jashtë me miqtë.

Inaugurimi i shtëpisë së re të shumë pritur të artistëve, nisi me një dokumentar të gjatë, ku rrëfehej puna e madhe dhe dëshirën e artisteve për ambiente bashkëkohore, për t’ia lënë mes padurimit radhën artistëve, shkruan euronews.al.

Shfaqja nisi me balet, për të vijuar me operën e parë shqiptare, Mrikën, e për ta ja lënë radhën pjesëve të tjera të punuara nga repertori botërore, dhe performancën artistëve të mbrëmjes.

Zhani Ciko, ish-drejtor i këtij teatri dhe artisti tregon përshtypjet e tij, për mbrëmjen.

“Përshtypja është e mirë nga e gjithë kjo shfaqje”, theksoi ai.

Edhe sonte, Tetari i Operas do të dhurojë një tjetër mbrëmje gala, teksa tashmë sytë do të mbesin tek prodhimi artistik.

Të ngjashme