Sport
Pas përjashtimit me të kuq, disa futbollistë të Suedisë shihen duke u tallur me Bernard Berishën
Demokracia
14:03 | 29 Mars 2021

Share:

Kosova e nisi me humbje kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” pësuan humbje të thellë 0:3 nga Suedia në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Në këtë ndeshje, Bernard Berisha u inkuadrua për Kosovën vetëm nga pjesa e dytë.

Por, Berisha ishte i pafat pasi u ndëshkua me të kuq në minutën e 83-të të ndeshjes pas dy kartonave të verdhë.

Derisa ylli i Akhmat Groznyt po largohej nga fusha, disa futbollistë të Suedisë shihen duke u tallur me të.

Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme. /Demokracia.com

https://streamable.com/859ebt

Të ngjashme