Sport
Pas përfundimit të Final 8 në Rahovec, reagon Federata e Basketbollit e Kosovës
Demokracia
18:31 | 21 Shkurt 2023

Share:

Nga 15 deri më 19 shkurt u zhvillua Final 8 i Kupës së Kosovës, në një spektakël të jashtëzakonshëm.

Turneu kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, me ndeshje të bukura në parket dhe atmosferë fantastike në palestrën ‘Mizahir Isma’.

“Falënderim i madh shkon për KB Rahoveci, që ka bërë përpjekje të mëdha dhe ndihmë të madhe, që ky event të shkojë sipas planit. Si gjithmonë falënderim i madh shkon për Policinë e Republikës së Kosovës dhe të gjithë personat e angazhuar në këtë ngjarje të rëndësishme për basketbollin e Kosovës”.

“Final 8 do të ishte i pamundur të organizohej pa sponsorët tanë, që gjithmonë kanë qenë dhe janë pranë nesh.  Faleminderit i veçantë shkon për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bankën TEB, Art Motion, Kujtesa, Kompaninë IP, Tre Pharm dhe Stobi Flips. Gjithashtu falënderim i madh shkon për tetë klubet pjesëmarrëse të Prince Caffe Superligës, dy skuadrat finaliste te femrat, si dhe katër klubet e Ligës së Parë të Meshkujve. Final 8 dëshmoi edhe një herë për organizimet e jashtëzakonshme nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK). FBK uron të gjithë pjesëmarrësit dhe beson se, gara sportive do të vazhdojë deri në fund të këtij edicioni”, shkruhet në reagimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme