Lajme
Pas Pecit, edhe kryeshefi i AUV-it po intervistohet rreth dyshimeve për fabrikën për mbetje shtazore
Demokracia
17:38 | 27 Maj 2025

Share:

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha, ka nisur të intervistohet nga Njësia e Veçantë e Hetimeve në Policinë e Kosovës, në lidhje me rastin e dyshuar për keqpërdorime në tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, raporton Dukagjini.

Hetimet për këtë rast kanë përfshirë gjithashtu edhe ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë

Po ashtu, janë kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, AUV-in, Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe lokacionin e kompanisë përfituese të kontratës.

Të ngjashme