Lajme
Pas paralajmërimit për liberalizim vizash, Lajçak takohet me Escobarin
Demokracia
20:51 | 17 Qershor 2022

Share:

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është takuar të premten me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin atij mbështetje të fortë për punën në çështjen e lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Është mirë të takohem me Gabriel Escobar për të përditësuar njëri-tjetrin mbi zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun e lehtësuar nga BE. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të qartë ?? për punën time”, ka shkruar Lajçak.

Takimi në mes tyre vjen në një kohë kur është paralajmëruar liberalizimi i vizave për Kosovën nga vetë emisari i BE-së për dialogun.

Ndërkohë është paralajmëruar edhe një marrëveshje e re në mes Kosovës dhe Serbisë – raportohet se do të jetë pajtim për çështje energjetike.

 

Të ngjashme