Sport
Pas pak shorti i “Euro2024”, këtu mund ta shikoni drejtpërdrejt
Demokracia
11:58 | 09 Tetor 2022

Share:

Sot me fillim nga ora 12:00 Kombëtarja e Kosovës do të mësojë kundërshtarët për kualifikueset e Euro 2024.

Hedhja e shortit do të bëhet në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e “Uefa.com” do ta transmetojë direkt hedhjen e shortit me fillim nga ora 12:00. Për ta parë “LIVE” hedhjen e shortit kliko KËTU.

Gjithashtu, hedhja e shortit do të transmetohet direkt në ArtSport 1.

Kosova është e pozicionuar në vazon numër 4, së bashku me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.

Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë ose Bosnje Hercegovinën.

I njëjti rregull vlen edhe për: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë./Demokracia.com/

Të ngjashme