Lajme
Pas pak PZAP-i pritet të publikojë vendimet për partitë politike
Demokracia
14:41 | 26 Janar 2021

Share:

Nëntë apele janë dorëzuar në PZAP, e që pas pak pritet të publikohet vendimi për to.

Gjashtë parti politike kanë dorëzuar nëntë apele në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sot është afati i fundit që PZAP-i do ta publikojë vendimin për partitë politike dhe kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku, ka thënë për Demokracia.com, se shpreson që rreth orës 15:00 të publikohen vendimet.

“Po dua të besoj se vendimet do t’i publikojmë rreth orës 15:00”, ka thënë shkurt Desku për Demokracia.com.

Theksojmë se vendimin e PZAP-it po presin Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe tre subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat.

Ndërkaq, pas vendimit të PZAP-it, partitë politike mund të ankohen në Gjykatën Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar. /Demokracia.com/

Të ngjashme