Lajme
Pas pak KQZ-ja fillon publikimin e rezultateve preliminare
Demokracia
20:15 | 14 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të fillojë me publikimin e rezultateve preliminare.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë të ditur se pas pak pritet edhe publikimi i rezultateve preliminare.

“Pas disa minutave do të fillojë publikimi i rezultateve të para në uebfaqen tonë dhe ju njoftojmë se këto janë rezultate preliminare dhe jo përfundimtare”, theksoi Daka, raporton Demokracia.com.

Daka po ashtu bëri të ditur se të gjitha partitë politike tashmë mund të ankohen edhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me procesin e sotëm zgjedhor.

KËTU mund t’i shikoni rezultatet në kohë reale. /Demokracia.com/

Të ngjashme