Lajme
Pas pak fillon Parada e Krenarisë| Lendi Mustafa thotë se presin pjesëmarrje të madhe nga Qeveria
Demokracia
11:32 | 09 Qershor 2022

Share:

Lendi Mustafa, përfaqësues i komunitetit LGBTI ka thënë se këtë vit presin pjesëmarrje të madhe nga akterët politikë në Paradën e Krenarisë.

Mustafa para mediave ka thënë se i kanë ftuar të gjitha institucionet që të marrin pjesë, raporton Demokracia.com.

“Sot aktivitetin kemi me fillu prej këtu, kemi me vazhdu ecjen drejt Katedrales dhe mandej Pallatit të Rinisë. Sllogani është “Edhe në shtet, edhe në familje” për të përçu mesazhin te institucionet që duhet të marrin masa. Sot aktiviteti ka me përfundu me një koncert. Ne i kemi dërgu ftesat te të gjitha institucionet dhe po shpresojmë që këtë vit ka me pasë pjesëmarrje më të madhe të Qeverisë dhe akterëve të tjerë”, ka thënë ai.

Mustafa po ashtu ka konfirmuar se kanë marrë përgjigje pozitive nga Komuna e Prishtinës për ndërtimin e strehimores, raporton Demokracia.com.

Ndryshe, pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIG+ do të marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”.

Parada e Krenarisë do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme