Kryeministri Albin Kurti sot ka bashkëbiseduar me avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të të akuzuarve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, takimi është mbajtur online dhe është diskutuar për kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet ndër të tjera, në njoftimin e Qeverisë./Demokracia.com/