Sport
Pas një sëmundje të rëndë, vdes ish-futbollisti i njohur kroat
Demokracia
11:14 | 01 Mars 2021

Share:

Zlatko Kranjçar ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri kroat ka vdekur sot në një spital pas një sëmundje të rëndë, shkruan Demokracia.com.

Ai lindi më 15 nëntor 1956 në Zagreb.

Kranjçar e nisi karrierën si futbollist më 1973 te Dinamo Zagrebi.

Si sulmuesi kryesor i klubit kroat, ai shënoi 98 gola në 261 ndeshje.

Gjithashtu, kroati i ndjerë luajti edhe te skuadrat si Rapid Vienna, St. Polten dhe SV Wienerfeld. /Demokracia.com

Të ngjashme