Lajme
“Pas një periudhe të vështirë shëndetësore”, Haradinaj dhe Pacolli e vizitojnë Myftiun Tërnava
Demokracia
15:13 | 14 Shtator 2023

Share:

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se bashkë me Behgjet Pacollin e kanë vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Ai tha se është i lumtur që e ka parë Tërnavën në gjendje të mirë shëndetësore.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.

“I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme