Lajme
Pas një mungese të gjatë të materialeve për letërnjoftime, Sveçla ka një përgjigje
Demokracia
11:57 | 25 Nëntor 2021

Share:

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka shfaqur problemin e tash e disa muaj për mungesën e materialeve për letërnjoftime në vend.

Selimi në Kuvend pyetjen ia drejtoi Ministrit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili në përgjigjen e tij nuk pati ndonjë datë se kur do të pajiset vendi me këto materiale, transmeton Demokracia.com

Ai tha se këto mungesa janë globale dhe ato që i përdor Kosovë nuk u prodhuan as sa kishte kërkesa në vend.

”Me të marrë detyrën, unë kam hasur mungesë të këtyre materialeve e që këto mungesa janë në të gjithë botën. Çipat e letërnjoftimeve të Kosovës nuk përdoren nga të gjitha shtetet dhe nga atje ku ne i importojmë këto materiale nuk prodhoi materiale për të përmbushur kërkesat e Kosovës’’, tha Sveçla.

Svelça nuk dha ndonjë datë apo detaje se kur mund të pajiset vendi me këto materiale mirëpo theksoi se ka materiale për dokumente urgjente për udhëtim që iu duhet disa nga qytetarëve të vendit.

‘’Ministria mund të bëjë të ditur se ka në stok ato materiale që mund të përdoren për udhëtime urgjente, ato për trajtime shëndetësore dhe për 18-vjeçarët që aplikuan për herë të parë. Nga parashikimet që mund të bëjmë deri në fund të këtij viti do të ketë normalizim dhe kjo gjendje nuk shihet me ndonjë problem’’, u shpreh Sveçla./Demokracia.com/

Të ngjashme