La Liga sonte vjen me dy ndeshje të mbetura që i takojnë javës së katërt në elitën e futbollit spanjoll, shkruan Demokracia.com
Padyshim vëmendja është tek takimi Seville – Barcelona, sfidë kjo që është pothuaj testi i fundit për Barcelonën nëse do të jetë pjesë e skuadrave që luftojnë për një vend në Champions apo mund ta rrezikojë edhe pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.
Takimi luhet nga ora 21:30 dhe pas një kohe shumë të gjatë Sevilla është favorite e madhe për ta fituar ndeshjen.
Takimi tjetër është ai i orës 19:00 ku ndeshen Villarreal – Alaves. /Demokracia.com