Lajme
Pas një bisede tri-orëshe: Vuçiq dhe Orban luajtën bilardo
Demokracia
08:42 | 26 Mars 2023

Share:

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas bisedës mbi tri orë me presidentin e Serbisë, ata luajtën edhe një lojë bilardo.

Pas tre orësh e gjysmë biseda për të gjitha çështjet strategjike të bashkëpunimit ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, luajta një lojë miqësore bilardo me Orbanin. “Krenar për miqësinë mes serbëve dhe hungarezëve dhe mirënjohës për Viktor Orban që investoi shumë përpjekje dhe energji për ta bërë atë miqësi thelbësore dhe të sinqertë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram, raporton N1.

Nuk dihet se kush ka fituar. Klikoni këtu për video.

Kujtojmë se Vuçiq ka diskutuar për zhvillimin e situatës gjeopolitike, vlerësimet dhe planet me Orbanin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijart.

Të ngjashme