Lajme
Pas një aksidenti të rëndë, vdes gastronomi nga Ferizaj
Demokracia
17:33 | 09 Mars 2021

Share:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se pas një aksidenti të rëndë, ka vdekur gastronomi nga Ferizaj, Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një njoftimi ka thënë se në emër të anëtarëve të saj, shprehu ngushëllime familjes Uka dhe të afërmve të saj.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajt.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës:

Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.

Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajt.

Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!

/Demokracia.com

Të ngjashme