ShowBiz
Pas një aksidenti me makinë, vdes aktori Roger E. Mosley
Demokracia
14:55 | 08 Gusht 2022

Share:

Roger E. Mosley, i cili ndoshta ishte më i njohur për rolin kryesor në “Magnum P.I.”, ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve që pësoi në një aksident me makinë javën e kaluar.

83-vjeçari u përfshi në një aksident automobilistik dhe më pas u dërgua në spital, por ndërroi jetë ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra në aksident.

“Ne nuk mund të vajtojmë një njeri kaq të mrekullueshëm”, shkroi vajza e Mosley, Ch-a, në Facebook, duke konfirmuar vdekjen e tij.

“Ai do të urren çdo të qarë të bërë në emrin e tij. Është koha për të festuar trashëgiminë që la për të gjithë ne”.

“Të dua babi. Ti më do mua gjithashtu. Zemra ime është e lënduar por jam e fuqishme. Do të kujdesem për nënën, dashurinë tënde prej 60 vitesh”.

Mosley luajti personazhin e pilotit të helikopterit Theodore ‘TC’ Calvin në “Magnum P.I.”, dhe ishte i rrethuar nga familja e tij në kohën kur vdiq.

Ai kishte qenë i paralizuar nga shpatullat e poshtë dhe në gjendje kritike pas aksidentit. /Telegrafi

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024