Gjilani duket se po i kalon momentet më të mira në këtë kampionat.
Skuadra e Ismet Munishit, ka arritur të triumfoi edhe në derbin e madh duke e mposhtur Dritën me rezultat 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Dabiqaj, shkruan Demokracia.com.
Me këtë fitore, Gjilani e ruan pozitën e parë në tabelë, derisa Drita mbetet e treta. Një fitore spektakolare e ka shënuar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me përmbysje.
Në pjesën e parë Drenica, ishte që triumfonte me rezultat 1:0, por në 45 minutëshin e dytë gjithçka foli për skuadrën e trajnerit Tahir Batatina i cili triumfoi me rezultat 3:5. Një fitore të sigurt e ka shënuar Ballkani që e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2:0 për t’u rikthyer në pozitën e dytë në tabelë.
Pas javës së 15-të tabela ka këtë pamje si më poshtë. /Demokracia.com