Lajme
Pas Mitrovicës së Veriut, edhe në Leposaviq mblidhen nënshkrimet e nevojshme për rrëzimin e kryetarit shqiptar
Demokracia
15:26 | 20 Janar 2024

Share:

Pas arritjes së nënshkrimeve të nevojshme për peticionin e shkarkimit të kryetarit shqiptar në Mitrovicë të Veriut, nënshkrimet janë mbledhur edhe në Leposaviq.

Gjithçka përfundoi në orën 13:00, pasi u arrit numri i nevojshëm i nënshkrimeve.

Madje, Veselin Radoviç, avokat që u mor me organizimin e peticionit, tha se nënshkrimet e tejkalojnë 20 përqindëshin e nevojshme të votuesve të regjistruar në atë komunë.

“Sapo po e përfundojmë nënshkrimin e peticionit, kemi një numër të mjaftueshëm, prandaj shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj qytetarët e Leposaviqit për përgjigjen e tyre”, tha Radoviç.

Ai ka theksuar se numri i saktë i nënshkrimeve do të dihet të hënën dhe gjithçka tjetër rreth procedurave vijuese.

“Deri të hënën do të kemi të gjitha rezultatet e sakta dhe do të përfundojmë peticionin. Nuk ka pasur asnjë teprim apo parregullsi, kështu që gjithçka ka shkuar mirë”, tha Radoviç.

Të ngjashme