Lajme
Pas miratimit të propozimit francez, Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollet
Demokracia
12:15 | 17 Korrik 2022

Share:

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska kanë nënshkruar sot në Sofje protokollin dypalësh pas mbledhjes së komisionit të përbashkët ndërqeveritar.

Pjesë e delegacionit maqedonas ishin edhe ministra të tjerë, shkruajnë mediat vendase.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar erdhi pas miratimit të një ditë më parë të propozimit francez.

Me 68 vota pro, Kuvendi i MV miratoi propozimin francez, i cili parashikon lëshime si nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Të ngjashme