Sport
Pas më shumë se një viti, një stadium mbushet full me tifozë: Atmosferë e jashtëzakonshme në Budapest në takimin Hungari – Portugali
Demokracia
18:04 | 15 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja hungareze dhe ajo portugeze janë duke u përballur në takimin e parë të Grupit F në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Karakteristik e kësaj ndeshje është se ajo po përcjellet nga 61 mijë tifozë në stadium, aq sa ka edhe kapacitet stadiumi.

Ky stadium do të jetë i vetmi në “Euro2020” që do mund të jetë 100 për qind i kapacitetit i mbushur me tifozë.

Para fillimit të ndeshjes, himnet e dy kombëtareve janë përcjellur me një atmosferë të jashtëzakonshme.

Këto pamje në Budapest vijnë pas më shumë se një viti, duke u bërë stadium i parë që mbushet plotë, për shkak të pandemisë me COVID-19. /Demokracia.com

Të ngjashme