Lajme
Pas mbështetjes së Rusisë, ish-ambasadori fyen rëndë qytetarin që e kritikoi
Demokracia
22:18 | 25 Prill 2022

Share:

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula, pas raportimeve në medie për përkrahje të Rusisë, ka mbyllur profilin e tij zyrtar në Facebook, por para kësaj është kujdesur që të ofendojë një qytetar.

Gazmend Pula, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, është duke e mbështetur Rusinë dhe luftën e saj në Ukrainë.

Përmes postimeve në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai shprehet hapur pro Putinit dhe kundër Perëndimit, që sipas tij e futi Ukrainën në këtë luftë, përcjell Demokracia.com.

Ish-ambasadori është shumë aktiv virtualisht dhe është vënë krejtësisht në shërbim të propagandës ruse, duke shkruar e shpërndarë materiale nga “Russia Today”, televizioni propagandistik rus i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Por, veç kësaj, ai ka nisur edhe t’i fyejë qytetarët që e kanë kritikuar.

Ai madje i ka shkruar mesazh në Facebook edhe një qytetari, duke e quajtur primitiv e trutharë, raporton Demokracia.com.

“Zhduku injorant primitiv truthare e trushperlare….! Tha qafen he bandit primitiv…!”, është mesazhi që ish-ambasadori i ka dërguar një qytetari.

Pas raportimeve në medie për mbështetjen e tij ndaj Rusisë, ish-ambasadori Pula e ka mbyllur profilin e tij zyrtar në Facebook. /Demorkacia.com/

Të ngjashme