Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka mirëpritur vendimin për t’i ndarë Ukrainës statusin vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai në një postim në Twitter ka përgëzuar liderët e BE-së, duke thënë se ky është një moment unik dhe historik në marrëdhëniet Ukrainë-BE.
“E ardhmja e Ukrainës është brenda BE-së”, ka shkruar Zelensky.
Sincerely commend EU leaders’ decision at #EUCO to grant 🇺🇦 a candidate status. It’s a unique and historical moment in 🇺🇦-🇪🇺 relations. Grateful to @CharlesMichel, @vonderleyen and EU leaders for support. Ukraine’s future is within the EU. #EmbraceUkraine https://t.co/o6dJVmTQrn
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 23, 2022
Udhëheqësit evropianë e pranuan zyrtarisht Ukrainën si një kandidate për t’u bashkuar me BE-në të enjten, një lëvizje kjo cilësuar si e guximshme gjeopolitike e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, por një kujtesë se blloku 27-vendesh do të ketë nevojë për një rishikim të madh ndërsa duket të zgjerohet përsëri.
Megjithëse Ukrainës dhe Moldavisë fqinje mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’u kualifikuar për anëtarësim, vendimi në samitin dy-ditort