Sport
Pas marrëveshjes personale me Gvardiol, Man City përgatit ofertën për RB Leipzig
Demokracia
10:13 | 04 Korrik 2023

Share:

Manchester City është duke bërë gati një ofertë drejt RB Leipzig për mbrojtësin kroat, Josko Gvardiol, me të cilin ka marrëveshje personale prej më shumë se një jave.

Gvardiol është emri i preferuar i trajnerit Pep Guardiola për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ri 2023/24.

Mbrojtësi kroat ka shkëlqyer me RB Leipzig në sezonet e fundit dhe klubi nga Etihad ka arritur tashmë marrëveshje personale me të.

Megjithatë, City dëshiron të arrij marrëveshje edhe me klubin gjerman dhe Gvardiol t’i bashkohet ekipit para nisjes së përgatitjeve para-sezonale.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferime, Fabrizio Romano, City po përgatit një ofertë zyrtare për Gvardiol pasi oferta prej 75 milionë euro plus bonuse u refuzua nga Leipzig para disa ditësh.

RB Leipzig gjithmonë ka kërkuar të paktën 100 milionë euro për Gvardiol, por City synon të arrij një marrëveshje për një çmim të mesëm mes kërkesës dhe ofertës.

Të ngjashme