Sport
Pas Marash Kumbullës, një tjetër lojtar i Kombëtares rrezikon të humbasë sfidën ndaj Anglisë
Demokracia
20:40 | 27 Mars 2021

Share:

Shqipëria mori ditën e sotme një goditje të rëndë para ndeshje ndaj Anglisë që do të zhvillohet nesër në orën 18:00 në “Air Albania”.

Marash Kumbulla pësoi një dëmtim në gju, teksa humbi përballjen ndaj “3 luanëve” si dhe atë të radhës ndaj San Marinos. Vendin e tij pritet ta zërë, Frederik Veseli.

Ndërkohë së fundmi, sipas raportimeve të “Supersport” nga Durrësi, një tjetër futbollist që ka shfaqur probleme është Odise Roshi.

Ditën e nesërme pritet të qartësohet nëse fieraku do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Shpresojmë që problemi i 29-vjeçarit të mos jetë serioz dhe mesfushori të jetë në dispozicion të trajnerit Reja.  Vlen të theksohet fakti se Roshi u aktivizua në minutën e 81-të në sfidën ndaj Andorrës, duke zënë vendin e Lenjanit. /Demokracia.com

 

Të ngjashme