Lajme
Pas LDK-së, Rrahman Jasharaj i shkon në takim edhe Memli Krasniqit
Demokracia
14:18 | 02 Shtator 2022

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket mosekzekutimi të pagave për punëtorët e sektorit publik.

Sindikalistët paradite janë takuar edhe me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, përderisa kanë paralajmëruar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe parlamentare, deri më tash nuk i është përgjigjur ftesës për takim nga grevistët.

Në takimin që kishte me Lumir Abdixhikun e LDK-së, Jasharaj dhe Abdixhiku, kërkuan dialog dhe zbatim të kërkesave të sindikalistëve.

Të ngjashme