Sport
Pas Laura Fazliut eliminohet edhe Akil Gjakova
Demokracia
14:16 | 19 Shkurt 2021

Share:

Kosova ka mbetur me vetëm një medalje në Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael, shkruan Demokracia.com.

Dje Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë, ndërsa sot dy garuesit tjerë, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu mbetën pa medalje.

Të dy garuesit e nisën mirë luftën duke kaluar dy raunde, por ja që në vazhdim nuk ia dolën.

Akil Gjakova, dështoi të fitonte në rrethin e tretë në kategorinë 73 kilogramë ndaj italianit, Giovanni Esposito.

Kjo ishte lufta e fundit për garuesit kosovarë, duke u kthyer kështu nga Izraeli me vetëm një medalje. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024