Lajme
Pas largimit të Doarsa Kicës, Peci i Listës “Guxo” jep qëndrime partiake në prezencën e presidentes Osmani
Demokracia
12:57 | 07 Shtator 2022

Share:

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, përfundimisht i ka ndarë rrugët me këtë grup dhe me subjektin e saj, Listën “Guxo”. Në media është raportuar se të mërkurën ajo do ta zyrtarizojë kalimin në partinë e Lumir Abdixhikut.

Këto raportime në mënyrë indirekte i ka konfirmuar edhe zyrtari i Listës “Guxo”, Faton Peci.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë.

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, ka shkruar Peci.

Demokracia.com ka provuar të kontaktojë edhe me deputeten Kica, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Ndonëse, sipas Kushtetutës paraqet faktorin e unitetit në vend, Vjosa Osmani është paraqitur përkrahë zyrtareve të lartë të Listës “GUXO” dhe me praninë e saj ka mbajtur anën e një partie politike. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme