Edon Zeqiri i është bashkuar klubit të Ligës së Parë të Kosovës, Rahovecit.
Zeqiri u largua nga Llapi në këtë afat kalimtar të janarit, ndërsa shumë shpejt është zyrtarizuar te Rahoveci, shkruan Demokracia.com.
Mesfushori Zeqiri konsiderohet si ndër transferimet më të rëndësishme të “Vreshtarëve”.
“Edon Zeqiri bëhet edhe zyrtarisht pjesë e familjes tonë ‘bardhekaltërt’. Përvoja e tij në mesfushë për vite me radhë në Superligën e Kosovës do ta ndihmojë jashtëzakonisht shumë skuadrën tonë drejt arritjes së objektivave. Edoni apo siç njihet ndryshe në publik si ‘Daja’ vjen nga Llapi”.
“Padyshim që Edoni llogaritet ndër transferet më të rëndësishme për ne, andaj të dashur tifoz gjatë rrjedhës së kampionatit ai do ju dhuroj shumë kënaqësi dhe spektakël në fushën e gjelbërt”, thuhet në njoftimin zyrtar të Rahovecit. /Demokracia.com/