Sport
Pas largimit nga Drita, Cuculi rikthehet në stërvitje për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët
Demokracia
21:22 | 14 Qershor 2022

Share:

Disa ditë pas konfirmimit se do të largohet nga Drita, Ardian Cuculi është rikthyer në stërvitje për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët.

Mbrojtësi me shumë përvojë vizitoi të martën (sot) ekipin gjilanas në seancën stërvitore, njofton Drita FC, shkruan Demokracia.com.

Cuculi i dëshiroi suksese klubit dhe futbollistëve në garat evropiane, për çka tha se beson në potencialin e tyre, bën të ditur “bardhekaltrit”.

34-vjeçari ishte pjesë e Dritës së Gjilanit nga janari i vitit 2019 kur u transferua nga Kukësi.

Cuculi është shpallur një herë kampion i Kosovës me fanellën e klubit nga Anamorava./Demokracia.com/

Të ngjashme