Lajme
Pas Kurtit, dy emisarët i shkojnë në zyrë edhe Bislimit
Demokracia
20:16 | 10 Nëntor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur të enjten në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe të Dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anzhej Frangesh, i shoqëruar nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçiq.

Siç ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyra e kryeministrisë, në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e ardhshëm në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se është koha për të diskutuar rreth marrëveshjes kornizë, që çon drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazisë, shërbimit ndaj qytetarëve, paqes dhe sigurisë. Bashkëpunimi, koordinimi dhe thellimi i marrëdhënieve me shtetet e Gjermanisë dhe të Sllovenisë, janë tejet të rëndësishme për Kosovën, si partner dhe aleat të fuqishëm të vendit tonë, thuhet në një komunikatë për media të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme