Lajme
Pas kryeministrit grek, Gërvallën e injoron edhe kryeministri Kurti
Demokracia
17:53 | 21 Shkurt 2022

Share:

Pas injorimit që kryediplomates Donika Gërvalla ia bëri kryeministri grek Kyriakos Mitokasis, ajo sot është injoruar edhe nga shefi i saj në ekzekutiv, kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti sot ka shkruar për takimet që ka zhvilluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai e ka përmendur takimin me kryeministrin grek, por as aty nuk e ka përmendur ministren Gërvalla, shkruan Demokracia.com.

Kurti ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu janë takuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku edhe është theksuar rëndësia e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia.

“Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik. Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, ka shkruar Kurti, përcjell Demokracia.com.

Ndryshe, të shtunën Kurti, Osmani e Gërvalla, kanë zhvilluar një takim edhe me kryeministrin grek, Mitokasis.

Një detaj që është vërejtur nga ky takim është se lideri grek nuk i kishte folur fare kryediplomates Gërvalla, duke mos ia zgjatur as dorën.  /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

VIDEO| Kryeministri grek takohet me Kurtin e Osmanin, Gërvallës nuk ia zgjat fare dorën

 

 

Të ngjashme