Lajme
Pas kritikave Serbia vendos të reduktojë numrin e fluturimeve për në Moskë
Demokracia
14:49 | 13 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Presidenti i Serbisë thotë se AirSerbia do të kthehet regjimit me një fluturim në ditë për në Moskë, një vendim që vjen pas kritikave se kompania kombëtare serbe po i kundërvihet një ndalimi të gjerë nga ana e Bashkimit Evropian ndaj avionëve rusë e po përfiton nga lufta në Ukrainë.

Që nga fillimi i sulmit mbi dy javë më parë, AirSerbia ka dyfishuar numrin e fluturimeve drejt kryeqytetit rus duke vendosur në dispozicion avionë më të mëdhenj drejt atij që është bërë destinacioni i saj më fitimprurës, shkruan VOA.

Përveç disa transportuesve turq, linja ajrore e Serbisë është e vetmja kompani evropiane që vazhdon me fluturimet drejt Rusisë që nga shpallja e ndalimit të fluturimeve ndërkombëtare lidhur me sulmin në Ukrainë. Vendimi i autoriteteve serbe shkaktoi kritika si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Ukraina.

Të ngjashme