Pas Kosovës, e cila ua ndaloi votimin serbëve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 3 prillit, shembullin e tillë po e ndjekin edhe britanikët, sipas mediave serbe, përcjellë Demokracia.com.
“Sipas informacioneve jozyrtare, votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale nuk do të zhvillohet në territorin e Britanisë së Madhe, për shkak se autoritetet atje nuk i dhanë vizë kryetarit të Komisioni Republikan Zgjedhor serb, i cili duhej të udhëtonte për në Londër, me të gjitha materialet zgjedhore dhe ta hapte një pikë votimi në ambasadën serbe”, raportojnë mediat.
Mediat raportojnë gjithashtu se britanikët nuk kanë shpjeguar arsyet e “bllokadës për Serbinë”, ndonëse kanë të drejtën diskrecionale të mos i publikojnë arsyet. /Demokracia.com/