Lajme
Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev
Demokracia
12:52 | 27 Nëntor 2022

Share:

Pothuajse në tërë qytetin e Kievit është rikthyer furnizimi me energji elektrike, pasi kryeqyteti ukrainas për katër ditë mbeti në terr si pasojë e sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën energjetike.

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, është bërë e ditur se banorët e kryeqytetit i janë gëzuar rikthimit të energjisë elektrike.

Furnizimi me energji elektrike, nënkupton me automatizëm rikthim i ngrohjes dhe furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe janë rikthyer rrjetet e telefonisë mobile.

Nga ana tjetër, ekipet në terren po bëjnë të pamundurën që të zgjerojnë furnizimin edhe në pjesë tjera, por se edhe konsumi i tepërt në ditët e ftohta po ua pamundëson të mbulojnë tërë territorin, në kohën kur vendi po ballafaqohet akoma me agresionin rus, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, të cilin e kritikoi presidenti Volodymyr Zelensky, për rikthim të ngadaltë të shërbimeve, ka thënë se po vazhdojnë punët me një tempo rekord.

Të ngjashme