Lajme
Pas Joe Biden, edhe ministri britanik e quan Putinin ‘një kriminel lufte’
Demokracia
19:14 | 18 Mars 2022

Share:

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan Joe Biden .

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportet për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna”, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte.

“Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit.

Kremlini e ka quajtur përdorimin e frazës nga Biden si “retorikë e pafalshme”./Demokracia.com/

Të ngjashme